SPORT, 24 Janar 2022, 16:07

Real Madrid dhe Barcelona "luftë menaxherëve, pakt i dy klubeve që të mos ndodhë një "çështje Calhanoglu"

Real Madrid dhe Barcelona "luftë menaxherëve, pakt i dy klubeve

Ajo që ndodhi në Itali verën e kaluar, me kalimin e Hakan Calhanoglu nga Milani tek Interi, nuk do të përsëritet verën e ardhshme në Spanjë. Sipas asaj që raporton ‘Marca’, në fakt, për shkak të një marrëveshjeje xhentilmenësh mes dy klubeve, Real Madrid dhe Barcelona nuk do të bëjnë luftë në merkaton e transferimeve në muajt e ardhshëm.

Erling Haland, megjithatë, mbetet një synim i përbashkët, marrëveshja e arritur mes Florentino Perez dhe Laportas, sipas të përditshmes iberike, parashikon vetëm që të dy shoqëritë të mos pengojnë njeri-tjetrin në negociatat për rinovimin e kontratës me lojtarët e tyre respektivë. Një marrëveshje e bërë për të shmangur edhe lojërat e rritjes së cmimit nga menaxherët e lojtarëve.

Përpara se të vihen në kontakt me një lojtar ose stafin e tij, Barça dhe Reali duhet të presin që të përfundojë kontrata, siç parashikohet tashmë nga rregullat e FIFA-s për transferimet me parametër zero. Shembulli i parë i kësaj ‘aleance’ të re është ai i Luiz Araujo, qendërmbrojtësi i Barcelonës, që, sipas asaj që bëhet e ditur, ka përfunduar në shënjestër të Real Madrid. Një interes i mohuar menjëherë dhe kategorikisht nga Perez, i cili në këtë mënyrë synon të tregojë se po respekton paktin e sapo bërë me Laportan.