TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Krenar Alimehmeti është zgjedhur kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
Alimehmeti mori 44 vota pro, dy kundër dhe një abstenim.
Në këto zgjedhje nuk mori pjesë kandidati tjetër Eduard Prodani, i cili i konsideroi zgjedhjet si të manipuluara.
Që në fillim të Asamblesë Zgjedhore për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, kandidati Eduard Prodani ka kontestuar praninë e 67 delegatëve me të drejtë vote, kundrejt 41 që ishin planifikuar në fillim.
Ai dhe një pjesë e mbështetësve të tij janë larguar nga salla duke mos njohur këtë proces.
Megjithatë, votimet kanë vazhduar dhe Krenar Alimehmeti është zgjedhur kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Tiranës. Sipas rezultateve të votimeve, ai ka fituar me 44 vota, ndaj 2 të Prodanit, me të cilin ishin larguar edhe një pjesë e delegatëve.