TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventus barazoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2 ndaj Salernitanës në stadiumin “Allianz” në një sfidë ku ka pasur gjithçka. Në minutën e 90+5′, Arkadius Milik shënoi një gol me kokë nga goditja e këndit, por Bonucci ishte në pozicion të parregullt sipas arbitrit dhe VAR-it.
Mbrojtësi i bardhezinjve ka ndikuar ku sipas rregullores së futbollit ka bërë lëvizje mashtruese te goli i realizuar nga polaku. Së fundmi në intervistën pas ndeshjes, Bonucci shpjegon golin, duke treguar se ishte Candreva që e mbante në lojë:
“Shpjegimi që më ishte dhënë ishte se unë isha në pozicion të parregullt aktiv. Portieri nuk do ta priste dot atë top, pozicioni im nuk ndërhyn aspak në atë të portierit, këtë nuk e them unë, por rregullorja e futbollit.
Më pas është dyshimi që vjen nga pozicioni i parregullt i Candrevës. Unë jam një metër larg, Candreva ishte më i avancuar, këtë e thonë edhe pamjet. Shpresoj se është mbajtur parasysh edhe pse pamja duhej të ishte e plotë, por nuk ishte kështu. Pozicioni nuk është aktiv”, përfundoi Bonucci.
MAD SCENES????
— Ebii (@moh_ebii) September 12, 2022
???? Milik receives a yellow card during the game
???? Milik then scores a 94th minute winner
???? Milik removes his shirt to celebrate
???? Milik receives his second yellow and a red card
???? Milik's goal then cancelled by VAR for offside @the_berneese_ @gyaigyimii ???????? pic.twitter.com/1Jco5zHZEY