SPORT, 1 Maj 2022, 17:19

Leao kthehet në hero për kuqezinjtë, Milani fiton në fund për të besuar te titulli

Leao kthehet në hero për kuqezinjtë, Milani fiton në fund

Milani arriti një tjetër fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, duke mundur me rezultat minimal Fiorentinën (1-0) në “San Siro”.

Loja nisi me shumë raste për kuqezinjtë, por që nuk mundën të finalizonin.

Atëherë kur sfida mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte portugezi Leao (82'), i cili përfitoi në mënyrën më të mirë nga një gafë e portierit Terraçiano, për t’i dhënë tri pikët Milanit.

Kështu skuadra e Piloit vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje dhe tani shpreson për një gafë të Interit, për të thelluar akoma më shumë diferencën me rivalët.

Në sfidën tjetër të luajtur, Torino mposhti me përmbysje Empolin, me shifrat 1-3, me Berishën që ishte në portë për miqtë, ndërsa nga ana tjetër, u aktivizua vetëm Asllani.