SPORT, 1 Maj 2022, 14:30

Juventusi i falet dopietës së Bonuçit, “Zonja e Vjetër” triumfon ndaj Venecias së vendit të fundit

Juventusi i falet dopietës së Bonuçit, “Zonja e

Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Venecias në stadiumin “Allianz”, e vlefshme për javën e 35-të në Serinë A italiane.

Shifrat u hapën me Leonardo Bonuçin, i cili realizoi mjaft shpejt, në minutën e 7′ me goditje me kokë.

Më pas barazmi u vendos në minutën e 71′ me Aramun që shtangu të gjithë bardhezinjtë.

Ndërsa goli i fitores erdhi sërish nga Leonardo Bonuçi, i cili në minutën e 76′ pas një ngatërrese në zonë ishte i saktë në atë devijim duke i dhënë tre pikë “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë sukses, Juventusi renditet në vendin e katërt në kuotën e 69 pikëve, ndërsa Venecia mban vendin e fundit duke rrezikuar rënien në Serinë B duke koleksionuar 22 pikë.

Bonuçi 7′ , 77’/ Aramu 72′

JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, De Ligt, Pelegrini; Bernardeski, Zakaria, Mireti, Rabio; Morata, Vlahoviç. Trajner: Masimiliano Alegri.

VENECIA – (4-3-2-1): Manepa; Mateju, Kaldara, Çekaroni, Haps; Kringoj, Vaka, Ampadu; Aramu, Kuinsaçe; Henri. Trajner: Andrea Sonçin.