SPORT, 1 Maj 2022, 22:48

Inzagi karikon Interin: Nuk do të dorëzohemi deri në fund për titullin!

Inzagi karikon Interin: Nuk do të dorëzohemi deri në fund

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka komentuar suksesin e skuadrës së tij ndaj Udinezes, ku zikaltërit arritën të fitonin me rezultatin 1-2 në transfertë.

Tekniku italian ka pohuar se nuk ishte e lehtë të luaje sot pas humbjes me Bolonjën, por ka theksuar se lufta për titullin është ende e hapur dhe skuadra e tij beson deri në fund.

“Një provë e madhe sot, djemtë treguan karakter. Kjo fitore na duhej.

Folëm me skuadrën pas Bolonjës, sot pash reagimin që doja nga ana e tyre.

Skuadra gëzon shëndet, është një Inter që nuk dorëzohet kurrë.

Për titullin jemi edhe ne, nuk do të dorëzohemi deri në fund”, u shpreh Inzagi.