TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali ka triumfuar në derbin e Londrës kundër Uest Hemit me rezultatin 2-1 dhe ka marrë sërish vendin e katërt në klasifikim, madje tani numëron vetëm tre pikë më pak se Çelsi që u mposht sot nga Evertoni.
“Toçinjtë” nuk është se shkëlqyen në 45 minutat e para, por shënuan të parë pasi kishin rrezikuar më parë me Nketiah. Holding (38'), me një goditje me kokë, shtangu “Çekiçët” duke e çuar topin në rrjetë.
Uest Hemi u kundërpërgjigj në pjesën e parë, me Bouen (45') që brenda zone nuk fali dhe shënoi në portën e Arsenalit. Kështu pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me një rast të mirë me Saka, i cili u ndal mrekullisht nga portieri Fabianksi. Ky i fundit nuk kishte çfarë bënte një minutë më pas, kur Martinelli (55') me një goditje me kokë shënoi për “Topçinjtë”.
Arsenali u mundua t’i mbyllte llogaritë e kësaj ndeshjeje dhe në dy raste Nketiah iu afrua golit të sigurisë, por nuk ia doli dot. Gjithsesi skuadra e Artetas nuk rrezikoi prapa dhe mori tri pikët, që ishin shumë të rëndësishme.