SPORT, 1 Maj 2022, 17:30

Çelsi dështon në transfertën ndaj Evertonit, Totenhemi i Kontes regjistron tjetër sukses për Champions

Çelsi dështon në transfertën ndaj Evertonit, Totenhemi i

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 15:00 në Premier Ligë ku rezultati më surprizues nga dy sfidat e luajtura ka qenë suksesi i Evertonit në shtëpi ndaj Çelsit (1-0).

Skuadra e Tomas Tuhel e pa veten në disavantazh që në pjesën e parë të takimit pas golit të Riçarlison dhe nuk arriti dot të konvertonte rastet e krijuara për të arritur përmbysjen e rezultatit.

Totenhemi i Antonio Kontes ka fituar bindshëm në shtëpi përball Leister me rezultatin 3-1, ku golat e Kejn dhe dopieta e Son siguruan sfidën.

Totenhem ngjitet kështu momentalisht në vendin e 4-të në pritje të Arsenalit që nuk e ka zhvilluar ende takimin e tij.