SPORT, 1 Maj 2022, 13:13

Mançester Junajtid gati t’i plotësojë dëshirat Ten Hag, zëvendësuesi i Pogbasë zgjidhet kapiteni i Brojës

Mançester Junajtid gati t’i plotësojë dëshirat Ten

Trajneri i ri i Mançester Junajtid, Erik Ten Hag, i cili do të fillojë nga puna që në fillimin e sezonit të ri, duket se ka nisur menjëherë nga puna për të afruar lojtarë të rinj në gjirin e ekipit.

Duket se i pari në listën e holandezit është mesfushori i Sauthemptonit, Xhejms Uard-Prous, për të cilin “Djajtë” janë gati të ofrojnë 75 milionë paund.

27-vjeçari, i cili është dhe kapiten në skuadrën angleze, ku luan dhe Armando Broja, ka bërë një sezon fantastik dhe cilësohet si një ekspert i goditjeve të dënimit.

Gjithashtu ai mendohet të jetë dhe zëvendësuesi i përshtatshëm i Pol Pogba, i cili i ka dhënë lamtumirë Mançester Junajtid dhe është në kërkim të një ekipi të ri.