TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ishte një surprizë e madhe. Mendoj se është e qartë që të gjitha skuadrat jetojnë një cikël. Nuk e di nëse është kështu për Italinë në këto momente. Kështu është futbolli”.
Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, tha në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Zvicrës në përgjigje të një pyetjeje për eliminimin e Italisë (kundër së cilës anglezët humbën finalen e “Euro 2020” me penallti), e cila nuk do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm në Katar:
“Në futbollin e sotëm ka shumë surpriza dhe eliminimi i kampionëve të Europës ishte një e tillë”. Më pas tekniku i ishullorëve foli dhe për ndeshjen e skuadrës së tij që në “Uembli” do të presë zviceranët.
“Do të jetë një ndeshje interesante e cila do të na tregojë shumë për rrugën që duhet të bëjmë përpara se të shkojmë në Katar. Do të shoh se cili nga lojtarët do të jetë më shumë në formë dhe më pas do të vendosë për formacionin.
Sigurisht që lojtarët janë në mesin e sezonit me klubet e tyre dhe disa prej tyre kanë luajtur shumë. Do të shohim”, tha Sauthgejt.