TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova e Alen Zhires dëfren kundër Burkina Fasos në “Fadil Vokrri”. Në debutimin e trajnerit francez, “dardanët” fituan thellë 5-0 ndaj përfaqësueses afrikane, që përgjithësisht tregoi një nivel të dobët, sidomos në fazën mbrojtëse, madje humbi edhe një 11-metërsh kur rezultati ishte 3-0.
E hapi serinë e golave që në minutën e tretë Fidan Aliti, për të ardhur më pas te goli mjaft i bukur i realizuar nga Selmani në të 23-tën.
Pjesa e dytë nisi me golin e Mërgim Vojvodës dhe pas humbjes së 11-metërshit nga Burkina Faso shënuan Rashica dhe Domgjoni. I pafat Florent Muslia në limitet e kohës së rregullt, teksa goditja e tij e kalibruar u stampua në traversë.
Duhet theksuar se meritë të veçantë për ruajtjen të paprekur të portës së Kosovës kishte Samir Ujkani, që në disa raste, sidomos në pjesë e dytë, kreu disa pritje vendimtare (përveçse priti penalltinë).