TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e ftohtë midis Igli Tares dhe Mauricio Sarrit duket se po zbutet në kampin e Lacios. Pas takimit që kanë pasur për planet e merkatos së verës, duket se të dy kanë rënë dakord për të afruar në kryeqytet, mbrojtësin Emerson Palmeiri.
Italiani i Lionit, që është nën pronësinë e Çelsit, po mendon për një ekip të ri, pasi në radhët e “bluve” duket se nuk do të ketë shumë hapësira dhe një ribashkim me Sarrin mund të ndodhë sërish, pasi në kohën kur ky i fundit drejtonte skuadrën nga Londra, Emerson ishte një prej të preferuarve në formacion.
Emerson luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu edhe si Elseid Hysaj. Shqiptari u afrua në verën e kaluar në kryeqytet, i cili u kërkua me këmbëngulje nga tekniku italian.