SPORT, 24 Mars 2022, 22:59

Italia eleminohet nga Botërori, Maqedonia e Veriut bën surprizën e madhe

Italia eleminohet nga Botërori, Maqedonia e Veriut bën surprizën

Maqedonia e Veriut ka shkaktuar surprizën e madhe të “playoff”-it të Botërorit, duke mundur Italinë dhe duke i lënë “axurrët” pa Botëror për herë të dytë rradhazi.

Goli i shënuar nga Trajkovsk në 90+2’ do të rezultonte ai i fitores, me Maqedoninë që bën surprizën e madhe në Palermo, teksa pret biletën për më tej në Botërorin “Katar 2022”.

Një natë e magjishme për Maqedoninë e katër lojtarëve me origjinë shqiptare, që ishin titullarë në këtë takim, teksa “drama” ka kapluar tashmë Italinë e cila në këtë mënyrë “detyrohet” t’i thotë lamtumirë Botërorit, duke dështuar në këtë komepticion.