SPORT, 25 Mars 2022, 10:27

“Zhgënjim pafund”, nga Mancini te Chiellini e Jorginho, “azzurrët” pranojnë dështimin

“Zhgënjim pafund”, nga Mancini te Chiellini e Jorginho,

Në Itali ende nuk arrijnë ta besojnë se si kampionët në fuqi të Evropës u likuiduan nga një përfaqësuese modeste si Maqedonia e Veriut, nuk arrin ta shpjegoj dot as Roberto Mancini, i pari i përfunduar nën akuzë: “Nëse Evropiani ishte gëzimi im më i madh, ky eliminim ishte zhgënjimi më i madh në karrierë.

Në futboll ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, sot ndodhi një e tillë. Këto ndeshje të tilla janë, është e vështirë ti shpjegosh.

E ardhmja? Zhgënjimi është shumë i madh për të gjithë, është e vështirë të flasësh tani për të ardhmen”, u shpreh Mancini në konferencë për shtyp.

“Është e vështirë për tu shpjeguar, zhgënjimi është i madh. Bëmë një ndeshje të mirë por na mungoi goli, na mungoi cilësia. Nga shtatori deri më tani kemi bërë gabime dhe tani i paguam. Ndeshja ime e fundit me Kombëtaren? Nuk është momenti për të folur për gjëra të tillë”, theksoi Chiellini.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ky eliminim të bën shumë keq, është një zhgënjim i madh. Dy penalltitë e humbura?

Duhet të pranojmë realitetin, edhe unë jam përgjegjës”, u shpreh Jorginho.