SPORT, 24 Mars 2022, 18:08

“Gazzeta dello Sport” elozhe talentit shqiptar: Asllani është Pirlo i ri

“Gazzeta dello Sport” elozhe talentit shqiptar: Asllani

Kristjan Asllani pëlqehet nga Milani. Paraqitjet me skuadrën e Empolit kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës kuqezi, teksa drejtuesit janë të bindur se “xhevahiri” i kombëtares shqiptare do të jetë i duhuri për skemat e tyre.

Një artikull i është kushtuar 20-vjeçarit shqiptar nga “Gazzeta  dello Sport”, ku prestigjiozja italiane nuk ka nguruar ta quajë lojtarin shqiptar si "Tonali apo si Pirlo i ri".

“Milani pa tek Asllani atë që mund të quhet Tonali i ri, ose nëse ju e preferoni kështu, Pirlo i ri. E kemi fjalën për Kristjan Asllanin, një xhevahir i jashtëzakonshëm i Empolit”, thuhet në artikull.

Për Asllanin interesime përveç Milanit kanë pasur edhe skuadra të tjera “big” si Mançester Siti, Interi dhe Juventusi, por kuqezinjtë e Stefano Piolit ndodhen në “pole-position” për shërbimet e 20-vjeçarit.

Ndërkohë burimi në fjalë ka zbuluar edhe mënyrën me të cilën Milan tenton të “rrëmbejë” talentin shqiptar nga Empoli. Gjigantët italianë kërkojnë kartonin e tij dhe duan ta lënë në huazim te Empoli edhe për një sezon tjetër në mënyrë që të rritet, por edhe duke joshur klubin toskan