SPORT, 25 Mars 2022, 23:37

Dueli i të dëshpëruarve/ Turqi-Itali iu besohet arbitrave shqiptarë

Dueli i të dëshpëruarve/ Turqi-Itali iu besohet arbitrave

Turqia dhe Italia, të eliminuara në “play off”-et e Botërorit nga Portugalia dhe Maqedonia e Veriut, menjëherë pas verdikteve të djeshme kanë konfirmuar që të zbresin të dyja në fushë kundër njëra-tjetrës, për një miqësore në qytetin e Konias, të martën, në orën 20:45.

Ky duel i cilësuar tashmë si përballja e dy të kombëtareve të dëshpëruara pas eliminimit të hidhur, i është besuar gjyqtarit shqiptar Enea Jorgji.

Një ndeshje luksi kjo për arbitrin nga Elbasani, me stemën e FIFA-s. Asistentë të Jorgjit, në sfidën Turqi-Itali të 29 marsit do të jenë Dojanto Myftari dhe Ilir Tartari.