SPORT, 14 Prill 2023, 17:57

U hodh nga dritarja e hotelit/ “Mirupafshim”, zbulohet mesazhi i fundit i volejbollistes italiane që u vetëvra

U hodh nga dritarja e hotelit/ “Mirupafshim”, zbulohet mesazhi i

Sporti italian i volejbollit është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Volejbollistja e Novarës, Xhulia Ituma u hodh nga kati i gjashtë i hotelit në Stamboll ku ishte akomoduar skuadra.

Është ende e paqartë se si ndodhi ngjarja, teksa dyshohet për vetëvrasje.

Disa pamje të publikuara nga kamerat e hotelit tregojnë Itumën teksa ecte në korridor dhe më pas ulet pranë derës së dhomës së saj duke qarë. Më pas ajo çohet dhe futet brenda.

Po ashtu mësohet se ajo i ka shkruar skuadrës së saj; “Mirupafshim”, që shton dhe më shumë dyshimet për një vetëvrasje.