SPORT, 12 Prill 2023, 22:55

Asensio thellon epërsinë e Real Madridit me një gol të bukur

Asensio thellon epërsinë e Real Madridit me një gol të bukur

Real Madridi ka shtuar epërsinë në 2-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas një pjese të parë me raste nga të dyja anët, Real Madridi shkoi në pushim me epërsi prej 1-0 me golin e Karim Benzema.

Në pjesën e dytë mbretërit ishin edhe më kërkuese, duke rrezikuar më shumë.

Chelsea mbeti me një lojtarë më pak kur në minutën e 59-të, Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Në minutën e 74-të erdhi goli i dytë, kur Vinicius asistoi te Marco Asensio i cili shënoi gol të bukur për 2-0.