TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion në La Liga në këtë sezon. Por, me sa duket, katalanasit kanë vendosur që një gjë të tillë ta bëjnë plot stil. Që do të thotë se ata dëshirojnë të thyejnë rekorde të vjetra dhe të vendosin të rinj.
Me ecurinë e deritanishme dhe me prognozën në favor të tyre të besuarit e Ksavit mund të thyejnë dhe disa rekorde që mbahen nga Murinjo. Një ndër to mund të jetë numri më i paktë i golave i pësuar në Europë.
Për momentin rekordin e mban Çelsi i Murinjos (2004- ’05) me 15 gola të pësuar. Me 10 ndeshje nga fundi i sezonit, Barça ka pësuar vetëm 9 gola.
Po ashtu, nëse Barça fiton të 10 takimet e mbetura në La Liga do ta mbyllte sezonin me 102 pikë për të vendosur një tjetër rekord.