SPORT, 13 Prill 2023, 17:55

Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në lokal, aksidentohet futbollisti italian

Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në lokal, aksidentohet

Futbollisti Destini Udogi është përfshirë në një aksident. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në Itali. Futbollisti që është pjesë e Udinezes, i huazuar nga Totenhem, është përplasur me makinën e tij, duke shkatërruar një lokal.

Futbollisti ka humbur kontrollin dhe ka hyrë me makinë në lokal, duke shkatërruar tavolina, karrige e disa çadra të vendosura në pjesën e jashtme të tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk e ka çuar në spital dhe as nuk e ka arrestuar, duke kryer gjithsesi testet e alkoolit dhe kontrollet e rastit.