TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit vazhdon të marshojë në Ligën e Kampioneve, teksa ka hedhur një hap të sigurt drejt një vendi në gjysmëfinale. Por në klubin e bardhë po punojnë paralelisht edhe në lidhje me merkaton e verës së ardhshme.
“Los blancos” janë vënë në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë dhe emrin e duhur e ka gjetur te rivali i së mërkurës, Çelsi. Bëhet fjalë për mbrojtësin e bluve dhe të kombëtares angleze, Ris Xhejms.
Ai ka qenë një ndër lojtarët e spikatur të Çelsit në “Bernabeu”, ndonëse i është dashur të vuajë jo pak përballë Viniciusit. Nga krahu tjetër, shtytja e tij në sulmin e Çelsit ka qenë e shkëlqyer.
Dhe në Madrid, drejtuesit e Realit kanë marrë shënimet përkatëse. Sipas mediave spanjolle, klubi i bardhë është në ndjekje të mbrojtësit dhe është gati ta joshë, duke i ofruar një kontratë deri në vitin 2027 për ta shkëputur nga Çelsi.