TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi i ri italian Destiny Udogie, futbollist i Udinese, por në pronësi të Tottenham, u përfshi në një aksident me makinë gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes.
20-vjeçari, për fat ka shpëtuar mirë, por mësohet se pasi humbi kontrollin ka shkatërruar tavolinat e jashtme të një lokali në Udine, duke shkaktuar dëme prej mijëra eurosh.
“Lidhur me lajmin për aksidentin rrugor ku mbrëmë u përfshi Destiny Udogie duke drejtuar makinën e tij, Udinese Calcio informon se lojtari gëzon shëndet të plotë dhe është stërvitur rregullisht me skuadrën. Për më tepër, Udogie, siç përcaktohet me rregulloren e brendshme, do të sanksionohet në masën e parashikuar” – shkruan klubi i Udines.