TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Probleme në horizont për PSG. Pavarësisht situatës jo të mirë në skuadër, pasi u eliminuan nga Champions League, siç duket trajneri ka vënë skuadrën në telashe.
Mediat bëjnë me dije se në epiqendër të kritikave është trajneri Galtier. Shkak është bërë një email i bërë publik kur Galtier ishte pjesë e Nicës, ku pretendohej se teknikut të njohur nuk i pëlqente fakti se në skuadër kishte shumë myslimanë dhe lojtarë me ngjyrë.
Në të tilla kushte, te PSG tashmë kanë nisur një hetim të brendshëm, për të kuptuar nëse këto qëndrime te “timonierit” janë të vërteta apo thjeshtë thashetheme. Shkarkimi nuk duket dhe aq larg, por drejtuesit nuk duan të nxitohen, të paktën deri sa të konfirmojnë gjithçka.