TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensione te Bayern Munchen, pasi dy futbollistë të kësaj skuadre janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në dhomat e zhveshjes.
Sipas një raporti të fundit nga Bild, Leroy Sane dhe Sadio Mane patën një përplasje fizike në dhomat e zhveshjes pas humbjes 3-0 në Champions League me Manchester Cityn. Dyshja duhej të ndahej nga shokët e skuadrës, për të qetësuar kështu situatën.
Zanafilla e sherrit ishte që në fushë. Mane e kishte problem mënyrën sesi i drejtohej Sane gjatë ndeshjes. Klubi i Bayern Munchen akoma nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për këtë çështje dhe nuk dihet nëse do të ketë një qëndrim apo jo.