SPORT, 14 Shkurt 2022, 20:27

Ish-futbollisti i Tiranës shënon gol spektakolar në Rumani

Ish-futbollisti i Tiranës shënon gol spektakolar në Rumani
Festimi i golit nga Enriko Papa

Ish-lojtari i Tiranës, Enriko Papa ka arritur të dërgojë topin në fundin e rrjetës, në ndeshjen e luajtur mes Botosanit ndaj Academica Clinceli, ku skuadra e mesfushorit shqiptar triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.

Papa realizoi golin e parë të takimit në minutën e shtatë, teksa me një goditje preçize në zonë nuk i dha mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Ky ishte edhe goli i tretë i mesfushorit shqiptar në kampionatin rumun, teksa tanimë 28-vjeçari është shndërruar në një lojtar kyç të skuadrës rumune.

Me Botosanin e Papës aktivizohet edhe lojtari tjetër shqiptarë, ish-futbollisti i Partizanit, Realdo Filit, ku skuadra e tyre pas këtij triumfi renditet në vendin e tretë me 44 pikë.