SPORT, 12 Prill 2023, 10:03

Tre dëmtime me peshë tek Partizani, të kuqve u “priten krahët”

Tre dëmtime me peshë tek Partizani, të kuqve u “priten

Përveç humbjes së dy pikëve në garën e titullit dhe rënies nga kreu i renditjes, Partizani duhet të paguajë edhe “fatura” të tjera pas ndeshjes ndaj Egnatias. 

Dëmtimet janë kthyer në makthe për të kuqtë, që kanë plot tre titullarë të dëmtuar dhe problemet më të mëdha i hasin në sulm, ku mund të themi se u “priten krahët”. Cara dhe Selmani, dy sulmuesit e vetëm, që mund të luajnë në krahë te Partizani, janë dëmtuar. Më e vështirë është situata për tetovarin.

TEDI CARA Sulmuesi kavajas nuk luajti dot më shumë se 19 minuta në ndeshjen ndaj Egnatias. 22-vjeçari mësohet se ka pësuar një goditje në pjesën e gjurit, që është një nga më delikatet.

Nga dje ai ka nisur terapinë dhe mbetet të shihet se si do të shkojë rikuperimi i tij. Ndeshja me Laçin është në dyshim të madh, pasi goditje të tilla kërkojnë më shumë se katër ditë rikuperim. Në këtë situatë, shanset më të mëdha janë që Cara të mos jetë gati ndaj Laçit. Gjithsesi, situata e tij do të ndiqet me kujdes hap pas hapi.

REMZIFAIK SELMANI Sulmuesi nga Tetova rrezikon të mbyllë sezonin. Të gjithë u çuditën kur ai nuk figuronte në protokollin e ndeshjes ndaj Egnatias, pasi pritej të ishte në formacionin e parë.

Por një dëmtim e ka detyruar tetovarin të ndalet dhe pauza pritet të jetë e gjatë. Ai ka pësuar një lëndim në pjesën e klavikulës. Në ditët në vijim do të shihet më me hollësi situata e Selmanit, nëse do të ketë nevojë për operim apo jo. Në versionin i ka shënuar Arbin Zejnullai skuadrës së Partizanit.

Të kuqtë janë viktima e vetme e fantazistit në këtë sezon. Ai ka rezultuar të jetë i pandalshëm nga mbrojtja e kuqe. më të mirë ai kthehet pas rreth 4 javësh apo një muaji. Në rast se i nënshtrohet ndërhyrjes, sulmuesit do t’i duhet më shumë kohë rikuperimi dhe mund të themi se e mbyll këtë sezon.

ATANASKOSKI Mbrojtësi maqedonas ka pësuar një dëmtim dhe prej më shumë se 10 ditësh vijon të jetë jashtë fushave. Ai nuk është stërvitur me ekipin prej shumë ditësh dhe rikthimi në ndeshjen me Laçin duket gjithashtu shumë i vështirë. Ky është një telash më shumë për Kolelën, pasi Buxhelaj, që e zëvendëson maqedonasin, vuajti shumë fizikun e kundërshtarëve në ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë. Nga ana tjetër, ende e paqartë është situata e Maget dhe Telushit, të cilët po garojnë me kohën për të qenë ndaj Laçit.