SPORT, 11 Prill 2023, 12:01

Formacionet e mundshme në Siti-Bajern/ Pep nuk ka dilema për rreshtimin, Tuhel humbet sulmuesin kryesor

Formacionet e mundshme në Siti-Bajern/ Pep nuk ka dilema për

Me Fill Fodenin ende të padisponueshëm, Pep Guardiola nuk pritet të ketë dyshime për trion sulmuese që do të rreshtojë sot në “Etihad” në përballjen e parë çerekfinale kundër ish-skuadrës së tij, Bajernit të Mynihut.

Erling Haland, i cili u rikthye nga dëmtimi në ijë vetëm në ndeshjen e fundit të Premier Ligës kundër Sauthemptonit (shënoi edhe një dopietë), pritet të jetë kërcënimi kryesor për portën e skuadrës së Tomas Tuhelit, i mbështetur nga krahët nga Xhek Grilish dhe Rijad Mahrez, por edhe nga ai që është furnizuesi më i mirë i tij personal, Kevin de Bryjne. Mesfushori belg dhuroi asistin e 100-të në Premier Ligë në sfidën me “shenjtorët”.

Bajerni do të duhet të bëjë pa Erik Maksim Çupo-Moting në Mançester, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve sot në mbrëmje. Sulmuesi nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore në qendrën stërvitore të Bajernit.

34-vjeçari nuk fluturoi drejt Mançesterit për shkak të problemeve në gju. Kjo është arsyeja pse kamerunasi mungoi në fitoren 1-0 në Fraiburg në Bundesligë të shtunën.

Ai ishte ndalur në infermieri vazhdimisht nga problemet e shpinës gjatë javëve të fundit. Një alternativë për të zëvendësuar sulmuesin titullar do të ishte Sadio Mane, i cili mbushi 31 vjeç ditën e djeshme dhe Tuhel mund t’i rezervojë dhuratën më të bukur senegalezit.

Formacionet e mundshme në Siti-Bajern/ Pep nuk ka dilema për

Formacionet e mundshme në Siti-Bajern/ Pep nuk ka dilema për