SPORT, 11 Prill 2023, 19:58

Formacionet zyrtare/ Sot luhet Manchester City-Bayern Munich, Guardiola kërkon “hakmarrje” ndaj Tuchel

Formacionet zyrtare/ Sot luhet Manchester City-Bayern Munich, Guardiola

Në më pak se 1 orë Manchester City do të presë në “Etihad Stadium” rivalët e Bayern Munich, ku tekniku spanjoll Pep Guardiola do të kërkojë të hakmerret ndaj Thomas Tuchel për finalen e Champions League të vitit 2021. \\Asokohe Chelsea mundte “qytetarët” e Manchester City me rezultatin 0 me 1 pas golit të Kai Havertz.

Përsa i përket formacioneve, tekniku spanjoll ka vendosur t’i rreshtojë të vetët me formulën 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar braziliani Ederson e para tij në mbrojtje Akanji, Ruben Dias, Nathan Ake e John Stones. Më të tërhequr në mesfushë janë Rodri e Gundogan e para tyre Bernardo Silva, Jack Grealish e Kevin de Bruyne, të cilët do të mbështesin të vetmin në “majën” e sulmit, “makinerinë” e golave të “qytetarëve”, Erling Haaland.

Ndërkohë, rivali tjetër, Thomas Tuchel ka vendosur të përdorë po të njëjtin formacion si kundërshtari, teksa i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1. Në portë është vendosur helveti, Yann Sommer e para tij, Alphonso Davies, Matthijs de Ligt, Dayot Upamecano e Benjamin Pavard. Para mbrojtjes janë vendosur Joshua Kimmich e Leon Goretzka, ndërsa organizimi i sulmeve i është besuar treshes Jamal Musial, Leroy Sane e Kingsley Coman, me “fantazistin” Serge Gnabry, që i është besuar maja e sulmit.