TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tekniku i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka dhënë opinionin e tij pas humbjes 3-1 me Vllazninë.
“Humbja? Problemi jonë është që vazhdojmë pësojmë gola shumë të evitueshëm. Mendoj që duhet të bëjmë shumë e shumë më tepër. E filluam keq lojën. E dorëzuam topin shumë shpejt. Mendoj që ndihet shumë edhe mungesa e dy stoperave Krasniqi dhe Sadiku. Nuk e di kur do vijnë të na rikthehen përsëri. Vllaznia e meritoi fitoren. Kishte një marsh më tepër, edhe nga trajneri. Hymë në lojë tek 2-1. Mund të bënim më tepër..
Golat nuk erdhën nga krahët por në qendër, si i pari i Markut që është bosh farë para zonës, godet topin pa problem fare. Edhe i dyti i Latifit, lëviz lirshëm mes 2 lojtarëve tonë dhe godet portën vetëm fare. Kjo ndeshje iku tani të shohim para, pasi fillon numërimi mbrapsht. Nuk na lejohen gabimet” –tha ai.