SPORT, 10 Prill 2023, 13:47

Përballja me Kukësin, Tirana udhëton sot drejt Elbasanit

Përballja me Kukësin, Tirana udhëton sot drejt Elbasanit

Tirana ka mbyllur përgatitjet për Kukësin, por nuk ka udhëtuar drejt Elbasanit. Skuadra do të qëndrojë në Tiranë dhe vetëm pak orë para sfidës do të transferohet në Elbasan.

Një zgjedhje e bardhebluve, të cilët e shohin praktike, pasi Elbasani është afër. Tirana do të luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit në Elbasan. Ose të paktën kështu planifikon klubi bardheblu.

Kështu, dy sfidat me Kukësin dhe Egnatian që i ka në shtëpi do t’i luajë në “Elbasan Arena”. E njëjta gjë pritet të ndodhë në çdo takim që kanë bardheblutë në shtëpi, siç u bë me Erzenin. Shkak për këtë pelegrinazh në Elbasan është bërë mbyllja e stadiumit “Air Albania”.

Drejtuesit e impiantit nuk lejojnë skuadrën e kryeqytetit që të zhvillojë ndeshjet në Tiranë. Me shumë mundësi Tirana do të luajë ndonjë ndeshje tek-tuk, ose më saktë, derbin me Partizanin.