SPORT, 10 Prill 2023, 15:11

“Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë se…!”, pas kërcënimeve ndaj gjyqtarit, presion edhe drejtuesve të FSHF-së. Çfarë ndodhi

“Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë se…!”, pas

Gjyqtari Juxhin Xhaja i cili ishte caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Kastriotit dhe Bylisit u kërcënua me jetë dhe menjëherë bëri kallëzimin në polici, por kërcënuesit nuk kanë ndaluar aty.

Ata kanë nisur telefonatat kundrejt drejtuesve të arbitrave dhe kur kanë kuptuar se askush nuk po u hapte më rrugë, mësohet se kanë shkuar më lart…

Burime të FSHF-së pohuan për “Panorama Sport” se telefonata kërcënuese kanë marrë edhe drejtues të lartë të FSHF-së. Gjithnjë me të njëjtin pretendim: “Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë ose…”.