TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi ka shënuar fitore ndaj Benficas në “Da Luz” me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Rafa Silva ishte i pari që rrezikoi në minutën e 16-të, por Andre Onana ishte në vend.
Interi në pjesën e parë rrezikoi me Francesco Acerbin, por as ky nuk shënoi.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi kaloi në epërsi me golin e Nico Barellas i cili përfitoi nga asistimi i Alessandro Bastoni (1-0).
Në minutën e 79-të Interit fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku për 2-0.
Fitore e madhe e Interit në Portugali që e afron me gjysmëfinale, pasi ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.
????LDC- GOAL| BENFICA ???????? 0-2 ???????? INTER
— FooTime ⚽???? (@Sondage2050) April 11, 2023
⚽️ LUKAKU 82'(SP) pic.twitter.com/P9ccuv3YHw
Manchester City hedh një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale në Champions League teksa mposhti në shtëpi me shifrat 3-0, Bayern Munich.
Anglezët u shfaqën dominues në fushë, sidomos pasi zhbllokuan ndeshjen në minutën e 27-të me anë të Rodrigos që shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca.
Në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola u shfaqën me një marsh më shumë dhe në harkun e shtatë minutave (70,77) shënuan dy gola me anë të Bernardo Silvas dhe Erling Haaland.
Në këtë formë, The Citizens shkojnë me shumë siguri në ndeshjen e kthimit javën tjetër në Allianz Arena.