TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Villareali ka dalë me komunikatë zyrtare rreth incidentit që përfshinë lojtarin e tyre Alex Baena dhe Federico Valverden e Real Madridit.
Në duelin e të shtunës mbrëma, dy lojtarët kishin jë përplasje në fushë, gjersa uruguaiani dyshohet se e ka goditur me grusht lojtarin e Nëndetëses së Verdhë.
Në lidhje me këtë situatë, Villareali ka bërë të ditur se lojtari e ka dërguar rastin në organet e rendit.
“Futbollisti i Villarreal CF, Alex Baena ka pësuar një sulm mbrëmë teksa po shkonte në autobusin e ekipit pas ndeshjes së luajtur kundër Real Madrid në stadiumin Santiago Bernabeu”, thuhet fillimisht në deklaratën e tyre zyrtare.
“Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin përkatës ndaj agresorit pranë Policisë Kombëtare”.
“Edhe një herë, Villarreal CF tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi”, thuhet më tej në komunikatën e Villarealit.
Nëse Valverde shpallet fajtor, atëherë do të arrestohet dhe mund të përjashtohet nga Spanja.
Comunicado oficial: Álex Baena
— Villarreal CF (@VillarrealCF) April 9, 2023
???? https://t.co/H3Ps4ifP2n pic.twitter.com/HnvPEII5lo