SPORT, 9 Prill 2023, 20:30

Vllaznia fiton në shtëpi ndaj Erzenit, Laçi del nga zona e ftohtë duke mundur Teutën

Vllaznia fiton në shtëpi ndaj Erzenit, Laçi del nga zona e

Kanë përfunduar 2 ndeshje të Abissnet Superiore. Vllaznia ka mposhtur 3-1 në shtëpi Erzenin me Sedloskin, i cili debutoi me fitore.

Në ndeshjen e radhës, Vllaznia luan në transfertë kundër Kukësit, ndërsa Erzeni pret Kastriotin.

Golat e ndeshjes: 3-1 (Marku 42’, Latifi 53’, Jonuzi 85’/ Nonato 75’).

Fitore ka arritur edhe Laçi duke mundur 1-2 në transfertë Teutën dhe duke dalë tashmë nga zona e rrezikut.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Teuta luan në transfertë përballë Bylis, ndërsa Laçi pret Partizanin.

Golat e ndeshjes: 1-2 (Daci 65’ / Guindo 76’, Shkurtaj 90’).