TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për Diego Maradona Jr., asnjë futbollist nuk mund të krahasohet me babain e tij të ndjerë, Diego Armando Maradona, as Lionel Mesi dhe askush tjetër.
Gjatë një interviste për Radio Del Plata, ai tha se ylli i futbollit, Diego Maradona, është më i miri në botë dhe s’kush nuk e arrin.
“Kam vlerësim të madh për Mesin, mendoj se ai është më i miri i kohës së tij, por jo më i miri në botë. Mendoj se askush nuk e arrin babain tij, ky është mendimi im personal”, tha ai.
Diego Jr. ka lindur në Napoli në vitin 1986 nga një lidhje romantike mes Maradonës, i cili në atë periudhë luante për Napolin dhe Cristiana Sinagra.
Ylli argjentinas nuk e pranonte atësinë e tij dhe fillimisht Diego Jr., mori mbiemrin e nënës së tij.
Në vitin 1993, një gjykatë konfirmoi se futbollisti ishte babai i tij. Por atë e bir nuk u takuan deri në vitin 2003.
Maradonës iu deshën edhe disa vite të tjera për të njohur Diego Jr., si djalin e tij, konkretisht në vitin 2007.
“Më kërkoi falje shumë herë, por unë inatosesha me të, i thosha: “Mjaft më kërkove falje”. Doja të isha me të. Që në momentin e parë thamë: ‘E kaluara është e kaluar, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Jetojmë të tashmen dhe përpiqemi të kemi një marrëdhënie shumë të mirë në të ardhmen”, shtoi ai.