TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali ka arritur të fitojë bindshëm në “Emirates” me rezultatin 3-1 ndaj Mançester Junaitid
"Topçinjtë" e Artetës kaluan në avantazh në minutën e tretë të lojës, ku Tavers zhbllokoi shifrat. Në minutën e 28-të, Nketiah dyfishoi shifrat por VAR-i ndërhyri duke dhënë pozicion jashtë loje.
Në minutën e 32-të, Saka realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa dy minuta më pas, Krisriani Ronaldo realizoi një gol nga një aksion tepër i bukur, duke i çuar shifrat në 2-1.
Mançester Junaitid fitoi një penallti në minutën e 57-të, por Bruno Fernandes gaboi në mundësinë e artë. Në minutën e 61-të, Kristiano Ronaldo shënoi por gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje.
Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 70-të, kur Granit Xhaka lëshoi një “raketë” nga distanca duke vulosur shifrat në 3-1.
Me këtë rezultat Arsenali ngjitet në vendin e katërt me kuotën e 60 pikëve, ndërsa Mançester Junaitid në vendin e gjashtë me 54 pikë, ku duket qartë rrezikimi për mos të prekur zonën "Champions".