SPORT, 23 Prill 2022, 17:16

Manaj shënon përsëri në Serinë A, por Specia nuk ia del të marrë pikë ndaj Torinos

Manaj shënon përsëri në Serinë A, por Specia nuk ia del

Rei Manaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës sot, duke shënuar në sfidën ndaj Torinos që skuadra e Specias luajti në transfertë.

Sulmuesi i përfaqësues shqiptare zhvilloi një ndeshje të mirë si titullar ndaj torinezëve ku në portë ishte Milinkoviç-Saviç dhe jo Berisha. Torino shënoi dy herë me anë të Lukiç, duke ndalur më pas iniciativat e Specias drejt portës. Por në fund Manaj ia doli të fitonte një penallti, edhe pse fillimisht u mendua se kishte qenë në pozicion jashtë loje.

VAR gjithsesi konfirmoi pozicionin e tij të rregullt e kështu, sulmuesi i përfaqësueses goditi nga pika e bardhë duke shënuar në minutën e 97 të sfidës një gol që më tepër i vlen për statistikat personale pasi sfida u mbyll me fitoren 2-1 të Torinos. Ky ishte goli i 5-të në Serinë A në këtë sezon për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të drekës, Atalanta ka mundur me shifrat 3-1 në transfertë Venecian, në një duel ku Berat Gjimshiti ishte titullar që nga minuta e parë.