SPORT, 23 Prill 2022, 14:43

Ronaldo rikthehet dhe shënon, golin ia dedikon “engjëllit” të vogël

Ronaldo rikthehet dhe shënon, golin ia dedikon “engjëllit”

Kristiano Ronaldo është rikthyer të luajë për Mançester Junaitid, pasi mungoi ndaj Liverpulit për shkak të humbjes së djalit të tij gjatë lindjes.

Mançester Junaitid është duke luajtur në këto momente ndaj Arsenalit, ku pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të ekipit të Artetës.

Kristiano Ronaldo shënoi në minutën e 34-t me një aksion tepër të bukur. Festimi i tij për këtë gol nuk ishte euforik siç jemi mësuar ta shohim përherë por ai drejtoi gishtin lart në qiell, një shenjë që tregon se golin ia dedikon engjëllit të vogël që ndrroi jetë pak ditë më parë.