TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Francë po diskutohet rritja e pagave të lojtarëve në këto dy vitet e fundit, pavarësisht se të ardhurat kanë rënë me gati 30% për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia globale e COVID-19.
Prestigjozja “L’Equipe” ka publikuar listën e 30 lojtarëve më të paguar në Ligue 1 franceze. 14 vendet e para janë të zëna të gjitha nga lojtarët e PSG-së.
Më i paguari është sërish Nejmar, me 4.083 milionë euro bruto në muaj. Vendi i dytë është për Lionel Mesin me 3,3 milionë euro në muaj ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është Kilian Mbape me 2.2 milionë në muaj.
I ndjekur nga Markinjos dhe Verrati me 1,2 milionë në muaj. Lojtari i parë që nuk është pjesë e skuadrës së PSG-së është Ben Jeder i Monakos, i cili mban vendin e 15 me 600,000 euro në muaj.
Sedrik Bakambu dhe Arkadius Milik, me 400,000 euro në muaj, janë lojtarët më të paguar të Marsejës.
Më të paguarit e Lionit janë Zherom Boateng dhe Tangui Ndombele, të cilët sipas vlerësimeve marrin 350 mijë euro në muaj.
Mbyll këtë renditje objektivi i Milanit në merkato, Renato Sançes, mesfushori portugez që grumbullon 338,000 euro në muaj është më i paguari i kampionëve të Francës, Lilë.