TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse dëshironi disa dhurata bardhek uqe nga pema e Vitit të Ri, Granada ka zgjedhur Myrto Uzunin në versionin e babagjyshit që mban dy çanta me dhurata në dorë. Në postimin që klubi spanjoll ka bërë në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares i shoqëruar nga portieri i ekipit, Raul Fernandez, janë vendosur poshtë pemës dhe janë ata që duhet të mendojnë për tifozët e Granadës.
Myrto është nga futbollistët e paktë që ka shkëlqyer këtë sezon, teksa aktualisht është në kuotën e 11 golave në kampionat, duke udhëhequr listën e golashënuesve në Ligën e Dytë spanjolle.
ÇMIMI- Sa i përket programit Oloçip, i cili vlerëson futbollistët në bazë të statistikave që mbledhin në fushë, Uzuni është lojtari më produktiv, duke u vlerësuar me 6.63, më shumë se çdo lojtar tjetër i kampionatit.
Kjo formë e mirë e beratasit, ka futur edhe “frikën” në klubin e Granadës, pasi merkatoja e janarit është duke nisur dhe një ofertë e mirë mund të tundojë drejtuesit.
Sipas spanjolles “AS”, klauzola që Uzuni ka me klubin është: 12 milionë euro për një ekip që ndodhet në Ligën e Dytë dhe është rival i Granadës dhe 18 milionë euro nëse e kërkon një skuadër që garon në “Primera Divizion”.
ECURIA- Uzuni mbërriti te Granada rreth një vit më parë, përkatësisht në janar të 2022-shit, kur klubi ndodhej në elitë, por disa gabime gjatë javëve të fundit, bënë që ata të rrëzoheshin një kategori më poshtë.
Lojtari i Kombëtares u ble nga Ferencvaroshi për 3.5 milionë euro dhe 500 mijë të tjera bonuse, të cilat do të derdhen në arkën e hungarezëve.
Ndërkohë sa i përket kontratës së Myrtos, ai këtë sezon do të përfitojë rreth 900 mijë euro në sezon, pa llogaritur bonuset në gola apo asiste, të cilat u rishikuan kohët e fundit, për të joshur më shumë edhe lojtarin për një qëndrim sa më të gjatë te Granada.
Por asgjë nuk është e sigurt, pasi paraqitjet e mira tërheqin vëmendjen e klubeve të cilët janë në La Liga dhe një ofertë prej 18 milionë euro për shqiptarin, aq sa e ka edhe klauzolën, do të ishte një shitje e bujshme për Granadën.
