SPORT, 25 Dhjetor 2022, 18:45

Inzagi beson: Interi mund të fitojë titullin, por nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani

Inzagi beson: Interi mund të fitojë titullin, por nuk mjafton ajo

Interi do të kërkojë të fitojë titullin kampion këtë sezon, me rivalitetin që është i madh.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi ka dhënë një intervistë për Italia 1 për programin “Mbretërit e Futbollit”, ku ka  folur pikërisht për çështjen e titullit.

“Besoj në rikthimin te titulli. Kemi bërë një pushim të gjatë, gjë që është e re për të gjithë ne. Deri më tani, Napoli ka bërë dicka të jashtëzakonshme por janë përforcuar edhe me gabimet e të tjerëve duek filluar nga Interi.

Vitin e kaluar ishim më afër në renditje, ne ishim tre pikë përpara ndërsa tani hendeku është zgjeruar nga Napoli.

Ata kanë bërë dicka që askush nuk e ka bërë në Europë dhe ne i përgëzojmë për këtë. E dimë që nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani por ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Inzaghi.