SPORT, 25 Dhjetor 2022, 22:08

Gatuzo: Në Botëror kam parë një lojtar që luan si unë, ja për kë bëhet fjalë

Gatuzo: Në Botëror kam parë një lojtar që luan si

Trajneri i njohur, Xhenaro Gatuzo, është rikthyer të flasë për Botërorin e Katarit.

Gatuzo është shprehur se ka kohë që nuk ka parë dikë që luante si ai dikur, por si duket, loja e marokenit Amrabat i ngjason shumë.

“Ka kaluar shumë kohë që nuk kam parë një lojtar si unë, por e kam parë në Kampionatin Botëror: Amrabat. Më ka prekur shumë. Më ngjasonte mua, kur luaja në moshën 27-vjeçare.

Jeta e lojtarit është më e mirë. Mënyra se si e jetoj futbollin, nuk kam jetë.

Më duhet të falënderoj gruan që nuk e di si mund të rrijë me mua. Është e vështirë, filloj në 8:30 dhe shkoj në shtëpi në 19:00”, tha Gatuzo.