SPORT, 12 Maj 2022, 13:26

Shevchenko, nga futbolli tek armët për Ukrainën: Kam menduar shumë herë t’i bashkohem luftës

Shevchenko, nga futbolli tek armët për Ukrainën: Kam menduar

Andriy Shevchenko ka një lidhje të ngushtë me vendin e tij. Edhe pse shumë vite larg vendit të tij, në fillim si futbollist dhe më tej si trajner, kokën e ka pas në Ukrainë.

Ish-ylli i ekipit të Milan dhe fituesi i topit të artë, ishte një nga të parët që tregoi mbështetjen e tij për Ukrainën, pas nisjes së agresionit rus.

Së fundmi ai i befasoi të gjithë kur deklaroi se ka menduar shumë herë që të bashkohet në luftime.

"E kam menduar shumë herë, por ndoshta nuk ishte zgjidhja më e mirë. Zgjidhja më e mirë është që të përdorë lidhjet e mia, të flas për luftën, të kontribuoj me ndihma humanitare, të ndihmoj refugjatët, të krijojë programe mbështetjeje dhe të flas me organizatat bamirëse.

Dhe është kjo ajo që kam bërë gjatë dy muajve të fundit", shprehet Shevcenko.

Është ky rrëfimi i bërë nga Shevchenko, në një intervistë për televizionin Ladbible Tv.