SPORT, 11 Maj 2022, 19:16

Shifra marramendëse! Harrojeni Mesin dhe Ronaldon, sportisti amerikan nënshkruan për 375 milionë dollarë!

Shifra marramendëse! Harrojeni Mesin dhe Ronaldon, sportisti amerikan

Tom Bredi ka hedhur firmën në kontratën e tij të re duke u siguruar se do të përfitojë shifra marramendëse të paktën edhe një dekadë… pasi të jetë larguar nga fusha e lojës.

Ylli i NFL (futbollit amerikan), i cili vendosi të kthehej nga “pensioni” në moshën 44-vjeçare për të tentuar një tjetër titull kampion me Tampa Bej, ka nënshkruar një kontratë shumë të veçantë.

Gjiganti i transmetimeve televizive, FOX Sports, ka bërë të ditur se ka nënshkruar me Bredin duke e kthyer atë në ekspertin e saj për NFL-në, pasi ai të mbyllë karrierën e tij në fushën e lojës.

Bredi, i cili ka fituar 7 tituj kampion në NFL, ka firmosur një marrëveshje ekskluzive për 10 vite, me një shifër marramendëse që vështirë se përfitohen nga sportistët aktualë, në çdo lloj sporti.