SPORT, 11 Maj 2022, 16:58

Po kalon një krizë me Lidsin, trajneri nga Shtetet e Bashkuara frymëzon lojtarët e tij me thëniet e Nënë Terezës

Po kalon një krizë me Lidsin, trajneri nga Shtetet e Bashkuara

Xhesi Marsh do t’i frymëzojë lojtarët e tij të Lidsit me thënie të Nënë Terezës, Xhon Kenedit, Gandit dhe Majkëll Xhordanit për t’i motivuar ata në ndeshjet e mbetura të Premier Ligës.

Trajneri amerikan i Lidsit tha në konferencën përpara ndeshjes së sotme me Çelsin se ai ka mbledhur 52 ekstrakte me thënie të mençura të figurave të rëndësishme botërore dhe i përdor ato për të motivuar lojtarët e tij në kohë të vështira.

Lidsi renditet në vend të 18-të në Premier Ligë, pozicioni i fundit që zbret në Championship.

“Frymëzimi është pjesë e rëndësishme e punës sime. Kam 52 fragmente nga librat që ndonjëherë ua jap lojtarëve kur mendoj se duhen motivuar. Më pëlqen të mësoj nga njerëzit e së shkuarës, figura sportive dhe historike. Këtu jemi në stresin e rënies dhe duhet të ruajmë besimin. Kam përdorur disa herë shprehje të Muhamed Alisë, Xhordan është gjithashtu një person që më frymëzon. Pastaj janë figura historike si Gandi (lideri nacionalist indian) Nënë Tereza apo presidenti i SHBA-ve, Xhon Kenedi”, tha Marsh.