SPORT, 11 Maj 2022, 17:42

Zgjidhet arbitri për Roma-Fejnord, ja kush do të vendosë drejtësi në finalen e Tiranës

Zgjidhet arbitri për Roma-Fejnord, ja kush do të vendosë

UEFA ka zgjedhur gjyqtarin që do të vendosë drejtësi në sfidën finale të Ligës së Konferencës midis Romës dhe Fejnordit, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Rumuni Istvan Kovaç është zgjedhur si arbitër kryesor i kësaj përballje, i asistuar nga bashkëkombësit e tij, Marineçu dhe Artene, ndërsa arbitër i katërt do të jetë zvicerani, Sharer.

Ata që do të marrin vendimet nga dhoma e VAR është zgjedhur treshja gjermane, me Marko Fritz në krye, me Dingert dhe Dankert si asistentë.