SPORT, 12 Janar 2023, 19:43

Tifozët e Barcelonës mund të ëndërrojnë, Ronaldinjo sjell te katalanasit… të birin

Tifozët e Barcelonës mund të ëndërrojnë,

Quhet Zhoao de Asis Moriera, është sulmues dhe është lojtari më i ri i Barcelonës. Por për të do të ketë një vëmendje të veçantë në Katalonjë, pasi bëhet fjalë për djalin e legjendës Ronaldinjo.

Futbollisti i ri, pasi ka mbyllur kontratën me Kruzeiron, ka vendosur që të provojë një eksperiencë në Europë dhe falë lidhjeve të babait të tij, ka firmosur për klubin e Barcelonës i cili pritet që ta prezantojë së shpejti.

Sulmuesi do të luajë me skuadrat e akademisë së Barcelonës, por mund të bëhet shpejt pjesë e ekipit B të saj nëse do të tregojë përshtatjen dhe progresin e duhur.

Tifozët e Barcelonës mund të ëndërrojnë,