TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventus do të udhëtojë nesër drejt Napolit, teksa do të përballen në orën 20:45 në kuadër të javës së 18-të të Seria A. Në prag të sfidës trajneri Masimiliano Alegri ka dalë në një konferencë për medit.
“Duhet të luajmë një lojë me teknikë dhe intensitet të madh, sepse përballemi me ekipin më të fortë në kampionat. Ata kanë 44 pikë dhe kanë humbur vetëm një herë. Është normale që janë favoritë. Është një sfidë e mirë për të luajtur, duhet të jesh i mirë, të kesh entuziazëm dhe dëshirë, por nuk do të jetë vendimtare për kampionatin dhe do të jetë më e rëndësishme për ta. Nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por shumë e rëndësishme, për ta më shumë se për ne ”.
Alegri gjithashtu foli për trajnerin e Napolit, Luçiano Spaletin..
“Spaleti është më i miri në stërvitje dhe mësimdhënie dhe ai po e dëshmon këtë. Kam respekt të madh për Luçianon, ai është aq qesharak dhe zbavitës saqë ne ndonjëherë debatojmë. Është gjithmonë një sfidë e mirë ta përballosh. Nga ana tjetër, këtë punë e bëj gabimisht , duhet të bëj diçka tjetër.”
“Skuadra po shkon mjaft mirë. Dy muaj më parë nuk mendonim se Juve mund të mbërrinte në këto kushte në janar. Nuk kemi përgatitur ende asgjë, do ta bëjmë sot dhe më pas do të shoh se çfarë formacioni do të zgjedhim. Shpresojmë ta arrijmë siç duhet. Është e kotë të mendosh për pikët e humbura kundër Salernitana-s për shkak të një gabimi të arbitrit, të cilat rrezikojnë të peshojnë rëndë në fund të sezonit. Prioriteti ynë duhet të jetë arritja e objektivit final, që është katër vendet e para. Duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë nesër”.
“Danilo po ecën mirë si gjithë të tjerët, mendoj se qëndrimi ka ndryshuar dhe kjo është shumë pozitive. Nëse skuadra përmirësohet në pjesën e dytë do të thotë se ne jemi fizikisht mirë, por nesër do të jetë ndryshe sepsee kemi përballë një ekip të stërvitur mirë dhe fizikisht shumë të fortë”.
Sa i përket të lënduarve, Alegri shpreson t’i rikthejë të gjithë deri në fund të muajit…
“Me Atalantën dikush mund të jetë i disponueshëm, Kuadrado mund të jetë kundër Monzës në Kupën e Italisë. Të tjerët janë padyshim më mirë, ne kemi besim”.
Së fundi, ai dha një mendim për Andrea Anjelin, duke qenë se do të jetë ndeshja e tij e fundit si president…
“Nuk ka shumë për të thënë për Anjelin, për të flasin rezultatet dhe trofetë e fituar në vitet e fundit. E falënderoj sepse më dha mundësinë të jem trajner i Juventusit, të isha pranë tij dhe të kaloj shumë vite me të”, përfundoi Alegri.