TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i PSG-së, Kristof Galtie është i bindur se Lionel Mesi do të qëndrojë në klub edhe pas fundit të sezonit. Kontrata e yllit argjentinas skadon në verë, por negociatat për rinovimin e saj janë në vazhdim.
“E di që bisedimet mes palëve për vazhdimin e kontratës së tij janë në një fazë të avancuar. Në çdo rast, rinovimi i Mesit është një çështje e drejtorit sportv Luis Kampos pasi nuk e di se ku janë gjërat saktësisht. Unë besoj se Mesi është i lumtur te PSG dhe është i përkushtuar ndaj projektit”, u shpreh francezi gjatë një deklarate për mediat.