SPORT, 12 Janar 2023, 18:03

Mahniti të gjithë me fitoren ndaj Argjentinës, trajneri i Arabisë Saudite tregon të vërtetën për ofertën e Kombëtares së njohur

Mahniti të gjithë me fitoren ndaj Argjentinës, trajneri i

Trajneri francez i Arabisë Saudite, Herve Renard me siguri do të mbahet mend gjatë nga tifozët, pasi skuadra që ai drejton mundi në Botërorin e Katarit kampionët e Argjentinës.

Kohët e fundit është përfolur shumë për Renard dhe thuhet se e ardhmja e tij mund të jetë në pankinën e Belgjikës.

Ka qenë vetë tekniku që ka mohuar thashethemet, me një postim në rrjetet sociale.

“Lajmi që sugjeron kandidimin tim për pankinën belge është totalisht i rremë”, shkruan Renard.